Pas intervistës së Kader në ‘Prive’, ku foli qartë e pastër se me Gjestin nuk ka patur kurrë asgjë dhe madje foli me superlativa për Eglin, kjo e fundit ka bërë një ‘hap para’ në miqësinë me të, duke e ndjekur në Instagram.
Egli dhe Kader tashmë ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, një detaj që nuk ekzistonte më parë. Për shumëkënd, ky është sinjali i qartë se fjalët e Kaderit jo vetëm kanë arritur tek Egli, por edhe kanë ‘hapur derën’ e një marrëdhënieje të re mes tyre.
Ky zhvillim forcon edhe më tej bindjen se Kader nuk ka qenë kurrë arsyeja e krisjes mes Gjestit dhe Eglit, duke e pastruar imazhin e saj nga një histori ku u përfol pa të drejtë.
Por mbetet të shihet nëse Gjesti do ndalojë me komentet dhe pëlqimet ndaj Kader, të cilat janë komentuar gjerësisht në portale pas këtij afrimi të ri?










