OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka nderuar të gjithë personat që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë, duke shprehur solidaritet me familjet e tyre, të cilat prej vitesh presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

OVL-UÇK ka kërkuar që fati i të zhdukurve të mos mbetet peng i heshtjes, llogaritjeve politike apo shpërfilljes institucionale.


Sipas kësaj organizate, Serbia mban arkivat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe duhet t’i hapë ato, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë.

Komunikata e plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, nderojmë çdo njeri që u zhduk gjatë luftës së drejtë çlirimtare të Kosovës dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah familjeve të tyre, pritja e të cilave për të vërtetën ka zgjatur tashmë tepër.

Fati i të zhdukurve nuk duhet mbajtur kurrë peng i heshtjes, i llogaritjeve politike apo i shpërfilljes institucionale. Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë.

Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit