Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar se në objektin e saj ka ndodhur një incident i rëndë, gjatë të cilit një zyrtar dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili është eprori i tij i drejtpërdrejtë.

Për rastin, i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ka raportuar edhe Gazeta, duke mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Sami Shaqiri, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë.

Shaqiri dyshohet se ka kërcënuar me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa arrestimin e tij për Gazetën e kishte konfirmuar vetë ish-deputetja.

Në reagimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe se zyrtari i dyshuar është arrestuar pas veprimeve të ndërmarra nga organet kompetente.

Sipas Ministrisë, zyrtarët që kanë qenë dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.

Tutje, Ministria ka zbuluar se zyrtari i dyshuar ishte subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator, për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

Ndërkaq, sipas informacioneve të raportuara incidenti dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një komision disiplinor.

Mosmarrëveshja thuhet se kishte filluar pasi djali i ish-deputetes kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.


Para incidentit, Shaqiri dyshohet se i kishte kërkuar përmes postës elektronike plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur që formularin ta plotësonte vetë dhe më pas t’ia sillte për nënshkrim.

Situata dyshohet se kishte eskaluar kur Shaqiri e kishte ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e kishte kërcënuar me armë.

Në reagimin e saj, Ministria e Ekonomisë e ka cilësuar rastin si tejet serioz dhe të papranueshëm, duke theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet që janë në kompetencën e saj për trajtimin institucional të rastit.

Ministria ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe se nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit deri në pranimin e raportit zyrtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit