Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër orën 09:00 në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.








