Miftaraj ironizon me Rozeta Hajdarin: Jam më se e lumtur që popullit tim i kam shkaktuar dëm financiar prej 3 milionë euro

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar me deklaratën e ministres në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë (MINT), Rozeta Hajdari, pasi kjo e fundit gjatë konferencës për media është pyetur edhe për dorëheqjen e saj nga posti i ministres.

Hajdari ka thënë se “Jo asnjëherë. Jam më se kranare dhe e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim të Kosovës”.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social ironizuar me deklaratën e ministres në detyrë, Rozeta Hajdarin.

“Jam më se e lumtur që popullit tim i kam shkaktuar dëm financiar prej 3 milion Euro. Jam më se e lumtur që i shërbej partisë-shtet.Filozofia e qeverisjes made in Albin Kurti dhe LVV.Thuaj jo korrupsionit! Thuaj jo fitore subvencionit! Hajnat në bur”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit