Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në Rosario

Lionel Messi është rikthyer në vendlindjen e tij, Rosario, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge Messi, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të zgjatur.

Ylli argjentinas u pa në varrezat El Prado, ku në një ceremoni private familjarët dhe të afërmit u mblodhën për të nderuar kujtimin e Jorge Messit.

Babai i Lionel Messit për vite me radhë ishte edhe përfaqësuesi i tij dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollistit drejt majave të futbollit botëror.


Një moment i dhimbshëm për kapitenin argjentinas, i cili kësaj here u shfaq larg fushës së futbollit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit