Mësohet emri i të arrestuarit për vrasjen në Demiraj të Gjilanit

Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në rastin e rëndë që ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

I arrestuar është Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit të ndjerë, Adonis Demiri, dhe gjyshi i foshnjës së gjinisë femërore.

Pas hetimeve fillestare, 65-vjeçari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.


Nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vajzën e vogël.

Rasti ishte raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kishin konstatuar vdekjen e dy personave.

Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit