Një ari është parë sot në bjeshkët e fshatit Vrellë, ku disa banorë kanë hasur rastësisht në të mes borës dhe mjegullës.
Pamjet janë shpërndarë nga faqja e këtij fshati në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për këtë takim të pazakontë me faunën e egër.
Prania e kafshëve të egra në këto zona malore nuk është e pazakontë, por një pamje e tillë mbetet gjithmonë mbresëlënëse.









