Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana.
Ndërkaq sa i përket Sami Lushtakut, Prokuroria ka thënë se i njëjti akoma nuk është përgjigjur ftesës për intervistim.
Mirëpo se Prokuroria e ka ftuar Lushtakun e mohoi djali i tij Mërgimi.
“Babit nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria!”, deklaroi ish-deputeti.









