Aktori Ilir Prapashtica, i njohur si “Longari”, ka publikuar një mesazh me përmbajtje problematike në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Përmes një gjuhe seksiste, ai e shënjestron lirinë e grave duke pretenduar se ajo është shkak që sipas tij është “prishur dyjeja”.

Ky qëndrim tregon një mendësi që kërkon kthimin e kontrollit mbi gratë. Në vend që liria e tyre të shihet si e drejtë themelore, ajo paraqitet si fajtore për prishjen e rendit tradicional.








