Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi shoferi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë.
Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili është ndaluar dhe intervistuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.








