Mehmet Ballazhi feston, kërcet alltia

Mehmet Ballazhi, është konfirmuar edhe për një mandat si kryetar i Hanit të Elezit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, fitoi pa balotazh përballë Rufki Sumës.

Siç e do zakoni, pas fitores shpërthen festa.

Por, në traditën tonë shqiptare nuk mungojnë as të shtënat me armë zjarri.

E në këtë organizim, dikush i nxitur nga atmosfera e krijuar aty, e shkrepi disa herë revolën në ajër, e ku i pranishëm ishte edhe Ballazhi.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kundërkandidati Suma.

Nga ekipi i këtij të fundit, shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Policia dhe Prokuroria.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit