Mehani për Lushtakun: Nuk sulmohet njeriu kur është me gra, s’ka ndodhë në traditën e shqiptarëve

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka folur për incidentin e djeshëm ku pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka sulmuar.


Mehani tha se nuk e kishte besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte.

“Sami Lushtaku është ai që më ka goditur me telefon, tinëzisht. S’e kam besu”, ka deklaruar ai.


Tutje ai ka thënë se “edhe sipas traditës shqiptare nuk sulmohet një person kur është në shoqëri të grave dhe fëmijëve”.

“Kam shku me pi kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe me dy vajza tjera dhe një aktivist. Pra, kemi qenë tri vajza dhe dy burra në një tavolinë. Le të kthehemi edhe në traditat shqiptare: kur je me gra, nuk sulmohet njeriu. Unë dal me fëmijët e mi edhe me gruen. A do të thotë kjo se s’duhet me dal vetëm për shkak të qëndrimeve të mia?”, ka shtuar Mehana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit