“Si u plagos Milan Vukashinoviq dhe kush është përgjegjës për këtë?”. Me këtë pyetje ka filluar artikullin mediumi serb N1, ku ka zhvilluar intervistë me avokatin e viktimës, Ivan Niniq, i cili vendos gishtin tek forcat e sigurisë së Serbisë.
Pas tetë ditësh, ende nuk dihet me siguri se cila armë është përdorur, sipas mediumit serb.
“Por ai ka shumë të ngjarë të jetë goditur nga anëtarë të forcave të sigurisë serbe, dua të them ushtria ose policia. Sepse automjeti i tij u gjet dje në një, le të themi, pjesë shumë të paarritshme të komunës së Leposaviqit, në zonën e fshatit Jellakcë. Nga ana e Kosovës, që do të thotë se ata që qëlluan mbi Milan Vukashinoviqin, që e rrëmbyen ose sido që ta quajmë ne, e privuan nga liria, u zhvendosën në anën e Kosovës”, thotë Niniq.
“Përshtypja ime është se sezoni i gjuetisë ka filluar për të gjithë kundërshtarët e të ashtuquajturës Listë Serbe në Kosovë dhe sezoni i gjuetisë për të gjithë ata që nuk mendojnë dhe nuk i përkasin komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës dhe nuk mendojnë njësoj si presidenti Vuçiq dhe nuk ndjekin politikat e tij. Pra, këta janë disa gjuajtës të lirë”, citohet të ketë thënë Niniq.
Në emër të familjes, avokati ngriti padi kundër anëtarëve të ushtrisë ose policisë serbe, si dhe kundër Milan Radoiçiqit, sepse i plagosuri Vukašinović, siç u tha, kishte një histori të gjatë konfliktesh me të.








