Stefan Veljkoviq, lider i grupit “Demokracia Serbe”, protestoi në veri të Kosovës gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Një medium lokal serb publikoi pamje nga protesta, ku raportohet se Veljkoviq u ndalua në mënyrë të dhunshme nga sigurimi i ministrit Sveçla dhe më pas u arrestua.










