Të premten mbrëma u mbajt dasma e Agnesës dhe Lauratit.
Agnesa, vajza e vogël e Shkurte Fejza, kishte ftuar në dasmën e saj shumë fytyra publike.
Mes të ftuarve ishte edhe këngëtari i njohur Meda së bashku me bashkëshorten e tij, Lulen.
Në një intervistë për Artistët Shqiptarë, Meda foli me shumë dashuri për bashkëshorten e tij, duke theksuar se nuk do të ndahet kurrë nga ajo. Ai u shpreh se pa Lulen nuk ka jetë.
Këngëtari u pyet edhe për sezonin veror, ku tha se është shumë i gatshëm për ta nisur me mbrëmje muzikore dhe dasma.
Meda foli edhe për raportet që ka me Shkurte Fejzën. Ai tregoi se që nga fëmijëria e kishte ëndërr ta takonte këngëtaren dhe se sot ndihet shumë krenar që është mik i familjes së saj.








