“Më ngacmonte prej ditësh” – Punëtorja e Viva Freshit në Prishtinë denoncon kolegun 71-vjeçar: Dyshohet se e preku në fytyrë gjatë pauzës

Një rast shqetësues ngacmimi është raportuar në një nga pikat e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, ku një punëtore e re ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon se prej ditësh ishte duke u përballur me sjellje të papërshtatshme nga një koleg shumë më i moshuar.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri”, brenda hapësirave të marketit ku viktima dhe i dyshuari punonin bashkë.

Sipas deklarimit të viktimës A. B, ajo kishte hyrë në një nga zyrat e lokalit gjatë pauzës për të ngrënë ushqim, kur në hapësirë ka hyrë edhe i dyshuari O. S.

Ankuesja ka deklaruar para hetuesve se i dyshuari fillimisht ka nisur me komente dhe fjalë që ajo i ka konsideruar ngacmuese, ndërsa situata është bërë edhe më shqetësuese kur ai dyshohet se është afruar fizikisht dhe e ka prekur në fytyrë.

E reja ka deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë dhe se sipas saj, ngacmimet nga i dyshuari kishin vazhduar prej disa ditësh, derisa vendosi ta raportojë rastin në Polici.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim”.

Me vendim të prokurorit, O. S është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit