Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka publikuar një fotografi nga protesta që po zhvillohet në Shqipëri, përmes së cilës ka përcjellë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Në fotografinë e publikuar, reperi shfaqet me maskë në fytyrë dhe me një mburojë policie, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij nga protesta.
Stresi ka qenë ndër emrat e njohur që kanë reaguar lidhur me zhvillimet në Shqipëri, ndërsa këtë herë ka zgjedhur një fotografi për të përcjellë porosinë e tij ndaj kreut të qeverisë.
Megjithatë, përmbajtja e saktë e mesazhit që ai synon t’i përcjellë Edi Ramës nuk është bërë e ditur.









