Mediat greke zbardhin detaje nga atentati i ndodhur në Greqi, ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lulo.
Raportohet se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe këndi i lojërave të lokalit nga ku viktima doli para se të qëllohej.
Dy shqiptarët kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi. Ata kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi autorët filluan të qëllonin drejt tyre.
Sipas dëshmitarëve, autorët ishin në një automjet të bardhë, i cili ishte vjedhur mëngjesin e sotëm.










