Në Komunën e Gjakovës janë numëruar mbi 60 përqind e votave të kandidatëve për Asamblistë.
Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, AAK prin si parti e parë atje me 30.51 përqind, derisa gruaja më e votuar nga kjo parti ka dalë Eranda Kumnova Baçi.
Baçi mban aktualisht pozitën e Drejtoreshës për Arsim në Gjakovë. Ajo renditet edhe në TOP pesë më të votuarit nga lista e AAK’së.

I pari në listë renditet Ardian Gjini me 7 mijë e 746 vota si bartës liste, e pas tij Durim Halilaj, Amir Mamusha, Flamur Fetahaj dhe Baçi.











