“Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë”, Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër aktorit Sevdai Radogoshi, pas deklaratave të tij lidhur me mungesën në teater të studentëve dhe personave që jetojnë në Malishevë dhe fshatrat e saj.

Duke e shpërndarë një fotografi të tij nga intervista ku bëri këto deklarata, Krasniqi u shpreh se Malisheva ka emra të mëdhenj të artit, në krye me Nexhmije Pagarushën.

“Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës si Salih e Feriz Krasniqi, Nexhmije Pagarusha, Bijtë e Sef Mleqanit, Beqir Gashi, Avni Hoti, Sheqerie Buqaj, Ismet Krasniqi e shumë të tjerë.

Prandaj, Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë. Me dekada kulturë, art dhe sakrificë që nuk mund të mohohen” shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit