Një grua 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.
Sipas policisë, shtetasja me inicialet L.D dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda shtëpisë së saj.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet policore.
Mësohet se gruaja jetonte me djalin e saj, i cili një javë më parë kishte shkuar në Greqi për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e vdekjes.








