Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj.
Ai, para mediave e vlerësoi këtë çështje si ‘’politikë’’ dhe se, sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dëshiron që ‘’përmes aksioneve të tilla të viktimizohet’’.
‘’Unë mendoj që krejt kjo që ka ndodh është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet. Në kushte normal unë nuk u dashtë me u intervistu fare, unë e thash edhe më herët që kjo është politikë. Albin Kurti don që përmes formave që ai ka zgjedh të viktimizohet dhe të përdor pushtetin për arsyet që ai din më së miri”, ka deklaruar ai.









