I emocionuar, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka folur para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lushtaku tha se e ka frikën për vendimin që mund të merret, por theksoi se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Frika është gjithmonë edhe pse unë nuk I besoj kësaj drejtësie nuk na mbetet dicka tjetër. I pres të lirë çlirimitarët, megjithatë jam mes emocioneve dhe asaj cka do të ndodhë”, tha ai.








