Kandidati për deputet i PDK-së, gjenerali Rrahman Rama ka zhvilluar një takim sonte me banorët e Lumit të Madh.
Aty shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët ishin pjesëmarrës, ku salla dukej e vogël për gjithë ata persona.
Rama thotë se shumë qytetarë sonte i dhanë mbështetje për rrugën e tij dhe PDK-së.
Postimi i plotë:
Çdo sallë po duket e vogël për takimet tona!
Sonte në Lum të Madh kam takuar shumë qytetarë, të cilët erdhën për të na dhënë mbështetjen për rrugën tonë.
Ky entuziazëm po na mbush me energji për të ecur tutje për #mamirë!








