Moderatorja dhe producentja e njohur, Luana Vjollca, ka vendosur ta nisë festën e ditëlindjes së saj përpara kohës.
Edhe pse ditëlindja e saj është pas dy ditësh, Luana e ka hapur atmosferën festive më herët, duke mbledhur të afërmit në një ambient magjik.
Ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke konsumuar pije.
Si gjithmonë, çdo paraqitje e saj po merr shumë komplimente nga ndjekësit, të cilët në postime kanë filluar ta urojnë paraprakisht për ditëlindjen.











