Fenerbahce ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Samsunit.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në kampionatin turk.
Muriqi ka gjetur sërish rrjetën me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar që në minutën e 3-të ndaj Samsunsporit vendas.
Ky ishte goli i dytë në tri ndeshje për sulmuesin në elitën turke, ndërsa në llogarinë e tij ka edhe një asistim.
Muriqi po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një makth për mbrojtjet rivale.
Futbollisti Aydin thelloi fitoren në minutën e 50-të.
Duhet theksuar se Muriqi në minutën e 33-të ishte i pafat, goditja e tij me kokë u ndal nga traversa.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 64-të.
Fenerbahce është në vend të tretë me 6 pikë dhe Samsun i nënti me 4 sosh.








