Loredana Brati, ‘kumbara’ e djemve në ‘Përputhen’

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Loredana Brati, është rikthyer në ekranin e Top Channel. Pas eksperiencës në reality show dhe më vonë në panelin e “Goca dhe Gra”, këtë sezon ajo do të jetë pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen”.

Mësohet se Loredana do të ketë një pozicion të veçantë. Ajo do të shfaqet si “matchmaker” (kumbara), duke u vendosur në krah të djemve konkurrentë.

Ish-banorja e shtëpisë së famshme në Shqipëri do t’i trajnojë dhe këshillojë ata për mënyrën se si duhet të prezantohen, si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe si të tregojnë anën e tyre më të mirë përballë publikut dhe vajzave të programit. Me pak fjalë ‘do japë mend’ se si të bëjnë për vete një vajzë.

Ky rol i ri pritet të sjellë një frymëmarrje ndryshe në program, duke i dhënë më shumë thellësi dhe autenticitet eksperiencës së konkurrentëve. Synimi i Loredanës është i qartë: të ndihmojë në krijimin e historive të dashurisë që shkojnë përtej spektaklit televiziv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit