“Logjikë mesjetare” – Osmani reagon pas ndalimit të 59-vjeçarit, lopa e të cilit hyri në oborrin e Gjykatës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj sistemit të drejtësisë, pas raportimeve për ndalimin 48-orësh të një qytetari nga Hajvalia, lopa e të cilit kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Përmes një reagimi të saj në Facebook, Osmani ka vënë në kontrast trajtimin e rasteve të rënda me masat e ndërmarra ndaj qytetarit 59-vjeçar, duke e cilësuar këtë si një “drejtësi të përmbysur”.


“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga! Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur! Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar Osmani.

Si kishte ndodhur ngjarja?


Ngjarja për të cilën ka reaguar deputetja Osmani kishte ndodhur më herët në Graçanicë, ku 59-vjeçari Hashim Miftari nga Hajvalia ishte ndaluar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta, ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 të një dite të premte, njëra nga lopët e Miftarit ishte shkëputur nga tufa dhe kishte hyrë në oborrin e objektit të Gjykatës në Graçanicë.


Edhe pse gjatë marrjes në pyetje nga policia, 59-vjeçari kishte deklaruar se kafsha i kishte humbur dhe se kjo ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë, pretendimi i tij nuk ishte marrë parasysh. Me urdhër të prokurorit Igrishta, ndaj tij ishte iniciuar rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit