Leonora Jakupi në lot: Shumë e rëndë për popullin të mendosh se mund të dënohet një lider që nënshkroi deklaratën paqësore

Në prag të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, këngëtarja, Leonora Jakupi është përlotur gjatë një interviste të fundit.

Në një bisedë në emisionin “Ftesë në 5”, artistja e njohur nuk i mbajti dot lotët teksa foli për mundësinë e dënimit të njerëzve që, sipas saj, luftuan dhe kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nëse e llogarisim që dënohet një lider i cili ta nënshkruan deklaratën paqësore, si Hashim Thaçi i cili ishte edhe kryeministër në kohën kur shpalli pavarësinë e Kosovës dhe në kohën kur e morën në Hagë ishte president, vërtet është shumë e rëndë për popullin tonë, jo vetëm për atë por edhe për të tre liderët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për dy miqtë e tyre që sot vuajnë dënimin”, ka deklaruar mes tjerash Jakupi.

Emocionet u bënë edhe më të forta kur në bisedë u përfshi nëna e saj. Duke rikthyer kujtimet e viteve të luftës, nënë e bijë shprehën mirënjohjen ndaj shqiptarëve që strehuan dhe ndihmuan popullin e Kosovës gjatë luftës, duke i mbajtur, siç u shprehën ato, “me bukë, ujë dhe shumë dashuri”, raporton Top Channel.

Ndryshe, nesër, më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së do të nisë nesër me fillim nga ora 10:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit