Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 nuk po sjell vetëm emocione nga gara, por edhe momente të forta mode në tapetin e kuq të Klan Arenës.
Opinionistet e këtij edicioni, këngëtarja Leonora Jakupi dhe aktorja Olta Gixhari, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante dhe të kuruar në detaje, duke shkëlqyer me krijime të stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.
Leonora Jakupi u shfaq me një fustan glamuroz, me prerje që theksonte linjat dhe detaje luksoze, duke ruajtur stilin e saj të sofistikuar që e ka karakterizuar gjatë gjithë sezonit si opinioniste.
Ndërkohë, Olta Gixhari zgjodhi një paraqitje po aq të fuqishme dhe moderne, me një krijim që kombinonte elegancën me guximin, duke e bërë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes në rrjetet sociale.









