Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës në Viti, arrestohen dy persona

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore të mërkurën, më 10 shtator 2026, derisa ndodhej në vendin e saj të punës në Viti.


Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 07:35, ndërsa viktima, femër kosovare, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që e njëjta derisa ka qenë në vendin e punës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje lidhur me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit