“Lëndimet janë të rënda, por…” – kjo është gjendja shëndetësore e “Plakut” që u plagos javë më parë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagëve të rënda të marra në një sulm me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit.

Sipas mjekëve të Klinikës Intensive, pacienti deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm ka qenë relativisht stabil sa i përket parametrave vitalë.

Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK, duke theksuar se lëndimet mbeten serioze.

“Gjendja shëndetësore deri në ora 09:00, ai ka vazhdu me marrë tretmanin mjekësor në njësinë Intensive. Vazhdon me qenë edhe më tutje, gjendja paraqitet relativisht stabile sa i përket parametrave vital, pavarësisht se lëndimet janë serioze dhe të rënda. Po them stabile sa i përket parametrave vital (tension, rrahjet e zemrës e këto), por lëndimet janë serioze”, ka deklaruar Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK.


Ngjarja ka ndodhur më 14 Maj 2026 kur persona të maskuar hapën zjarr në drejtim të Vitijës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Deri më tani, autorët e dyshuar mbeten në arrati.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa motivet e sulmit nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit