Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka reaguar lidhur me situatat e fundit që kanë përfshirë Jonën, duke publikuar edhe një mesazh personal që kishte marrë nga ajo gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij formati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela ndau komunikimin me Jonën, në të cilin kjo e fundit i kishte shprehur simpatinë dhe mbështetjen, duke i thënë se do të mund të ishin shoqe edhe jashtë shtëpisë.

“Lelaaaaa, të dua. Do të bëhemi shoqe edhe në jetën e përditshme, je shumë e mirë! Mos u shqetëso për askënd”, ka qenë mesazhi.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe sjelljeve të Jonës gjatë Prime-it të javës së kaluar, Lela pranoi se disa prej veprimeve të saj nuk i kishin pëlqyer, por theksoi se të dyja vajzat e përfshira në situatat e fundit janë lënduar shumë.

Ajo rikujtoi se mes tyre qëndrojnë dhjetë vjet me shumë urrejtje dhe përjetime, por sipas saj, koha kalon dhe njerëzit ndryshojnë.

Lela u shpreh se Jona duhet ta ketë mundësinë ta tregojë rrëfimin e saj dhe se publiku duhet ta njohë atë siç është sot, e jo vetëm përmes veprimeve apo historive të para dhjetë vjetëve.

Me këtë reagim, ish-banorja duket se ka kërkuar që situata të shihet edhe përtej përplasjeve të momentit, duke i lënë hapësirë Jonës të tregojë versionin e saj dhe ndryshimet që mund të ketë përjetuar ndër vite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit