Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prerë çdo dilemë sa i përket zërave dhe kërkesave të fundit nga disa zyrtarë të partisë për dorëheqjen e tij pas rezultateve zgjedhore.
Abdixhiku ka bërë të qartë se largimi i tij nga drejtimi i LDK-së as që vjen në shprehje.
Ai u ka dërguar një mesazh të prerë të gjithë kritikëve brenda partisë që po presin rrëzimin e tij, duke theksuar se gëzon mbështetjen e plotë të strukturave legjitime.
“Jo more çfarë, as që vjen në shprehje, as mos t’i fërkojnë duart, le ta harrojnë atë punë. Unë e kam pasur përgjegjësinë morale më 28 dhjetor, kurse më 31 janar kam marrë votën e shumicës. Derisa të ekzistojë ajo shumicë, unë jam kryetar i LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku në Rubikon.








