LDK në katër qendra brenda ditës – Fadil Geci fton qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë

LDK-ja po vazhdon agjendën e saj të ngjeshur me aktivitete elektorale në terren.

Kandidati për deputet, Fadil Geci, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimeve të sotme që do të mbahen në katër qendra të ndryshme.

“Ju ftojmë të na bashkoheni në këto tubime elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prania juaj është mbështetje e fuqishme në rrugën tonë drejt fitores”, ka shkruar Geci.

Sipas orarit, tubimet nisin në Obiliq (Sheshi “Adem Preniqi”) në orën 17:00, vazhdojnë në Vushtrri (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”) në 18:00, pastaj në Podujevë (Sheshi i Qytetit) në 19:30, dhe përmbyllen në Prishtinë (Dega III, Shkolla “Ismail Qemali”) në orën 20:30. Geci në këto zgjedhje garon me numrin 42, ndërsa LDK mban numrin 113.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit