Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.
Haziri ka treguar se LDK-ja do ta votojë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit, si dhe kandidatët për nënkryetarë.
“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri.
Haziri ka thënë se vazhdimisht ka qenë pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.
“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.








