Lawton për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Duhet normalizim me Serbinë për ta shtruar çështjen te katër shtetet mosnjohëse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë përmes bisedimeve me aleatët e NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Kështu ka deklaruar Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, gjatë një seance në Kongresin Amerikan, ku është pyetur për qasjen e administratës së presidentit Donald Trump ndaj katër shteteve anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën.

Pyetjen e ka bërë kongresmeni Keith Self, i cili ka theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje për stabilitetin në rajon.

Në përgjigjen e tij, Lawton ka thënë se SHBA-ja vazhdon përpjekjet për të avancuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe se po zhvillon bisedime edhe me aleatët e NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e saj.


“SHBA-ja mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ne vazhdojmë bisedimet, përfshirë me aleatët e NATO-s që nuk e njohin. Kthimi te dialogu për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohje”, ka deklaruar Lawton.

Ai ka vlerësuar se rikthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte i dobishëm edhe për përpjekjet e SHBA-së për të siguruar njohje të reja për Kosovën.

Lawton u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në dialog “pa parakushte”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit