Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, njëherësh edhe kryediplomat, teksa ka folur për projektet e energjisë elektrike, thënien se “Kosova po fle mbi qymyr” e ka quajtur rrëfim populist.

Megjithatë, shefi i tij gjatë kohës së opozitës e thoshte të njëjtën gjë, kur zotohej për ulje të çmimit të faturës së energjisë elektrike nëse vjen në pushtet.


Konjufca këtë e deklaroi mbrëmë, teksa shpjegoi se taksa e karbonit është shumë e lartë.

“Çështjet e mëdha, nëse janë projekte të mëdha, nëse po kërkon diçka ti më të madhe, atëherë sikur me thanë, e vetmja është termocentrale të mëdhaja. Qysh e ka shpjegu edhe kryeministri, është gazifikimi i thëngjillit, prej të cilës transformohet dhe krijon energji elektrike. Ajo është një projekt që merr më shumë vite. Por nëse do termocentrale klasike, Kosova s’është që mundet me i bë ato, taksat në karbon të sakatojnë. Nuk mundesh me thanë p.sh ky rrëfimi popullist “jena tu flejtë mbi qymyr””, deklaroi Konjufca.

Thënia se Kosova fle mbi qymyr në politikë u dëgjua ekskluzivisht nga shefi i Konjufcës, Albin Kurti. Ky i fundit përgjatë një interviste si opozitar thoshte se Kosova po fle mbi qymyr dhe se qytetarët e saj po paguajnë shtrenjtë rrymën.

“Qytetarët paguajnë shtrenjtë për rrymë, pasi flemë mbi qymyr. Aq lirë ka qenë rryma, sa qytetarët nuk e kanë ditur sa po paguajnë”, kishte deklaruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit