Ish-deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri i ka korrigjuar pritjet e tij zgjedhore brenda vetëm një dite.
Derisa dje deklaronte me bindje se Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte mbi 61 për qind të votave, sot përmes një postimi në Facebook ai ka zbritur parashikimin në 53 për qind.
Brenda 24 orësh LVV-së, sipas Bahtirit, i janë “avulluar” tetë për qind të votave.
“Realiteti është ky: Kam thënë para dy javësh që do të jemi mbi 53% dhe kjo do të vertetohet sonte”, ka shkruar ai.










