Tetë raste të femicidit në Kosovë gjatë vitit 2026, diplomatët e BE-së kërkojnë drejtësi dhe fund të pandëshkueshmërisë

Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare në Kosovë i janë bashkuar sot thirrjes kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit.

Me rastin e fillimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, diplomatët kanë vizituar ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj, “E djeshmja më tregoi të ardhmen”, në Europe House në Prishtinë.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vitit 2026 janë regjistruar tetë raste të femicidit në vend, ndërsa për rastin e fundit është iniciuar një hetim parlamentar, që përfshin edhe funksionimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës.

Diplomatët evropianë kanë përcjellë një mesazh të përbashkët drejtuar institucioneve: “Siguroni drejtësi, mbroni të mbijetuarat, jepini fund pandëshkueshmërisë”.

BE-ja ka theksuar se dinjiteti njerëzor, barazia gjinore dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore të saj, duke ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e Kosovës në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit