Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë sot me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm.
Artisti ka bërë të ditur se ka humbur një nga personat më të rëndësishëm në jetën e tij, gjyshen e dashur.
Përmes një shkrimi prekës, Butrinti ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj, duke theksuar se ishte pikërisht gjyshja ajo që e kishte mësuar se çfarë është dashuria e sinqertë dhe mirësia e pastër.
Mesazhi i tij i ndjerë ka prekur shumë ndjekës dhe fansa, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për artistin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të këngëtarit. Ngushëllime!









