Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.
“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, ka shkruar Rexha në Instastory, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes apo rrethanave që i paraprinë sulmit.
Media ka provuar të kontaktonte këngëtarin për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me rastin.









