Ky është i dyshuari që hyri me forcë pas mesnate në një shtëpi në Bardhosh dhe e puthi gruan pa dëshirën e saj

Sinjali mëson se Remzi Gubetini është personi që po kërkohet nga Policia lidhur me një rast të rëndë të raportuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari dyshohet se rreth orës 01:00 ka hyrë me forcë në shtëpinë e një familjeje, pasi fillimisht ka dëmtuar derën hyrëse të objektit.

Pas depërtimit në shtëpi, ai dyshohet se ka shkuar në dhomën ku ndodhej gruaja e pronarit të shtëpisë, të cilën, sipas deklarimit të saj, e ka kapur për krahu dhe e ka puthur në faqe pa pëlqimin e saj.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa njësitet relevante kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë intervistuar palët e përfshira. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Megjithatë, kur Policia ka nisur veprimet për lokalizimin e tij, i dyshuari nuk është gjetur dhe vazhdon të jetë në arrati.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Sulm seksual” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit