Ky është i dyshuari për të shtënat ku mbeti i plagosur një person në Banjë të Pejës – ndodhet në arrati

Vezir Haziraj është i dyshuari për të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në fshatin Orroberd, në zonën e Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas informacioneve të siguruara i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

I dyshuari për plagosjen, Vezir Haziraj, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përdorimi i armës së zjarrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit