Ky është i burgosuri që dyshohet se bëri vetëvrasje në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues njoftoi çaste më parë se një person është gjetur pa shenja jete, në qelinë e tij në burgun e Dubravës.

Sipas SHKK-së, i burgosuri K.N u gjet i vetvarur.

Burimet bëjnë me dije se viktima në fjalë është Kushtrim Nimani.

Nimani ishte transportuar në Dubravë, nga rrethina e Skenderajt.

“Menjëherë pas evidentimit të rastit, zyrtarët korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar me urgjencë duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit mjekësor, i burgosuri ka ndërruar jetë” deklaron SHKK-ja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit