Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që paraqet një ulje prej 1 cent krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me çmim maksimal prej 0.67 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe gjatë ditës së hënë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit