Ky është 61-vjeçari që dyshohet se sulmoi me sprej punëtorët e Eko Regjionit dhe një taksist në Prizren

Një incident që nisi për shkak të hedhjes së mbeturinave në rrugë përfundoi me katër persona të lënduar dhe arrestimin e një 61-vjeçari në Prizren.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Rasim Pulën rreth 61-vjeç, i cili dyshohet se sulmoi me sprej tre punëtorë të kompanisë Eko Regjioni dhe një taksist, pasi iu tërhoq vërejtja për mënyrën e hedhjes së mbeturinave.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 korrikut, rreth orës 08:00, në rrugën “Suzi Qelebi”, ku ekipet e Eko Regjionit ishin duke kryer pastrimin e zonës.

Sipas burimeve të Sinjalit, Rasim Pula dyshohet se hodhi mbeturina në rrugë, ndërsa pasi punëtorët i kërkuan që ato t’i hidhte në kontejner, reagoi me fyerje dhe kërcënime. Situata më pas eskaloi, kur i njëjti dyshohet se përdori sprej ndaj tyre, duke prekur edhe një taksist që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Viktima të rastit janë B. K. rreth 42-vjeç, F. A. rreth 44-vjeç, F. B. rreth 49-vjeç – punëtorë të Eko Regjionit, si dhe E. Sh. rreth 55-vjeç, taksist.

Të katër kanë pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa Rasim Pula është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, sipas burimeve, për pretendimet që lidhen me nxitjen e urrejtjes etnike, rasti do t’i përcillet prokurorit kompetent për vlerësim të mëtejshëm, pasi Prokuroria Themelore në Prizren nuk është kompetente për këtë pjesë.

Me vendim të Prokurorit, Rasim Pula është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit