Një person sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jetë në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Bëhet fjalë për Fatjon Rexhepin, 29-vjeçar nga Ferizaj.
Për rastin kanë nisur procedurat për ekzaminimin dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rastin.









