Kushtëzimi i ShBA-së për Dialogun Strategjik me Kosovën, Tahiri: Ky kusht nënkupton Asociacionin

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kushtëzimin e ShBA-së për Kosovën rreth rifillimit të bisedimeve për Dialogun Strategjik.

Ajo ka bërë me dije se ky kusht nënkupton formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se ShBA-ja duhet ta kushtëzojë edhe Serbinë për këtë proces.

“Amerika e ka kushtezuar Dialogun Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve, ky kusht nenkupton asociacionin – mirepo Amerika duhet ta kushtezoj dialogun strategjik edhe me Serbine kur Serbia ta njeh shtetin e Kosoves – diplomacia e Kosoves duhet te punoj ne kete drejtim..”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit